Sport

Shaqiri së shpejti në ushtri?

Para vitit 2013 atë nuk do ta “ngucin” por është e sigurt se Shaqiri është caktuar në gjininë ushtarake të infanterisë

Edhe pse yll i futbollit, dhe idhull i miliona sportdashësve, në kryerjen e një obligimi as Xherdan Shaqiri nuk mund të bëjë përjashtim. Ai pra, si shtetas zviceran do të detyrohet të kryejë shërbimin.

Siç shkruan “Aargauer Zeitung”, në kontrollimin që iu bë atij të mërkurën dhe të enjten në qendrën e rekrutimit në Windisch, xhuxhi magjik doli i aftë për ushtri. Dhe, në rastet e tilla, autoritetet ushtarake nuk njohin pardon: Xherdani duhet të kryejë shërbimin ushtarak.

Natyrisht, para vitit 2013 atë nuk do ta “ngucin” por ajo që është e sigurt është se Shaqiri është caktuar në gjininë ushtarake të infanterisë. Më e besueshme është se ai do të përfitojë nga një mundësi që armata zvicerane u jep nga viti 2000 të gjithë sportistëve kulminantë.

Atyre u mundësohet të kryejnë shërbimin në Qendrën Federale të Sporteve, në Magglingen. Këgtu kanë shërbyer edhe yjet si Dario Cologna, Simon Amman, Daniel Albrecht, Marc Berthod etj.

Megjithatë, gazeta e shtron një dilemë: çfarë do të bëhet nëse Shaqiri ndërkohë do të angazhohet në ndonjë skuadër jashtë vendit. Përgjigja pritet të jepet më vonë.