Sport

Shënojnë Xhaka, Lenjani, Kamberi, Avdijaj, Fazliu e Taipi

Grasshoppers ka mundur Romontois me rezultat 10:0, ku shtatë gola i kanë shënuar futbollistët shqiptarë. Florian Kamberi dhe Valon Fazliu kanë shënuar nga tre gola në këtë përballje, kurse një gol shënoi Albion Avdijaj

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka po rikthehet si protagonist për skuadrën e Baselit. Xhaka shënoi njërin nga dy golat kundër Wettswil-Bonstetten, në kuadër të Kupës së Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Por, gola kanë shënuar edhe futbollistët tjerë shqiptarë në Kupën e Zvicrës. Ermir Lenjani ishte prej fillimit për Sionin dhe ka realizuar njërin nga golat e fitores së thellë Granichen me rezultat 9:1. Lenjani shënoi golin e pestë në këtë ndeshje.

Grasshoppers ka mundur Romontois me rezultat 10:0, ku shtatë gola i kanë shënuar futbollistët shqiptarë. Florian Kamberi dhe Valon Fazliu kanë shënuar nga tre gola në këtë përballje, kurse një gol shënoi Albion Avdijaj.

Gjelbrim Taipi ka shënuar një gol në fitoren e thellë të St. Gallenit ndaj Baden me rezultat 8:3 në udhëtim