Sport

Shkëndija në finale të Kupës së Maqedonisë

Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova është kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë dhe është shumë afër që të kualifikohet në garat evropiane

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjet gjysmëfinale ka qenë më e mirë se skuadra e Vardarit, shkruan albinfo.ch.

 

Skuadra shqiptare kishte fituar në takimin e parë me rezultat 3:1, kurse në ndeshjen e dytë kanë pësuar humbje 1:0, por prapë se prapë janë kualifikuar në finale.

 

Kuqezinjtë në finale do të ndeshen me Pelisterin, dhe nëse shënojnë fitore, jo vetëm që do të fitojnë një trofe të çmuar, por edhe do të marrin pjesë në garat e Ligës së Evropës.