E-Diaspora

Shkolla Verore për fëmijët e diasporës

Shkolla Verore do të fillojë më 31 korrik 2016 dhe do të përfundojë me 8 gusht 2016, që do të thotë do të zgjasë 10 ditë gjithsej.

Instituti EdGuard në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) organizon Shkollën Verore për fëmijet e diasporës.

Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjët nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për Gjuhën, Historinë dhe Trashëgiminë Kulturore Shqiptare.

Shkolla Verore do të fillojë më 31 korrik 2016 dhe do të përfundojë më 8 gusht 2016, që do të thotë do të zgjasë 10 ditë gjithsej.

Duke konsideruar se pjesëmarrësit duhet të qëndrojnë nën përkujdesjen tonë të plotë kemi mundësuar që akomodimi i tyre të bëhet në konviktin e ndërtuar rishtazi të Universitetit të Prishtinës. Ky konvikt pas inspektimit është vërtetuar se i plotëson të gjitha kushtet e një konvikti modern.

Në këtë shkollë mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët prej moshës 12 deri 16 vjecare, ku, 20% e fëmijëve duhen të jenë nga Kosova dhe 80% e tyre nga Diaspora.

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga organizatorët dhe si rrjedhojë pjesëmarrësit nuk do t’i nënshtrohen asnjë lloj pagese.

Shpenzimet mbulojnë :

  • 1. Ligjeratat – Shpenzimet e ushqimit ( 3 herë në ditë)
  • 2. Shpenzimet e udhëtimit nëpër lokacione kulturore/ historike
  • 3. Akomodimi për 10 ditë të kohëzgjatjes së shkollës verore
  • 4. Të gjitha shpenzimet për hyrje në galeri, muze, apo vendet tjera që do ti vizitojmë
  • 5. Si dhe transporti bashkë me një fjetje në Shqiperi

Për më shumë informata për format e palikimit klikoni në linkun të faqes zyrtare, po edhe  në Facebook.

Linku i faqes zyrtare:

https://www.facebook.com/Shkolla-Verore-p%C3%ABr-Diaspor%C3%ABn-279984762346136/?fref=ts

Forma e Aplikimit per te Interesuarit:

https://docs.google.com/forms/d/11Vn4QirEJDSMAg1rwi02VRLlPdGCy2A8voBypagRfbg/viewform

EdGuard Institute

Institute for Education Studies

Radio Kosova Building, 8th Floor;
Prishtine 10000, Kosovo

T.: 00 377 45 220 012;
E.: [email protected]; W.:edguard.org.

 13427994_279996982344914_1154794106312906494_n