Kultura

SHKSHZ organizon “Pranverën Letrare 2017”

SHKSHZ – Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër organizon manifestimin e saj “Pranvera Letrare 2017”. Siç bëhet e ditur në një njoftim të SHKSHZ “Pranvera…“ mbahet më datën 21 maj 2017, me fillim në orën 13:00.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të jetë Ora e Madhe Letrare dhe përurimi i librave të një numri autorësh. Bëhet fjalë për autorët dhe librat në vijim: Ajmone Sumaj Salihu / “Klithma e mbretëreshës Teutë” Roman, referon Dan Kosumi; Nikolle Loka, “Prengë Bibë Doda, dritëhijet e një burrështetasi”, monografi, referon Murat Ajvazi; Nazmi Rudari “Portrete reale”, roman, referon Shefqet Dibrani; Mergim Osmani ” Sykaltra ” Tregime; Murat Ajvazi “Kryengritjet shqiptare 1909/12 sipas shtypit kroat”; Behide Hasanaj “Një jetë veprimtari humanitare”, Monografi, referon Arta Nikçi Berisha. Po ashtu prezantohet edhe revista “Mirdita” nr, 14/2017, Mirditë

Për informata shtesë, shiko foto-reklamën si dhe Tel.Nr, +41795596992

Adresa: Neuenhof 5432, Zürcherstr. 164.