Jeta në Zvicër

Shoferët më të dobët janë në Tessin

Shoferët më të sigurtë jetojnë në kantonin Uri, ndërsa ata që aksidentohen më shpesh janë të kantonit Tessin, shkruan “blick.ch”.

Nëse shikon ndokënd me targë të Tesinit, duhet të bëni kujdes pasi ata janë aksidentuesit më të mëdhenj në Zvicër. “Axa” ka raportuar pesë herë më tepër aksidente në kantonin italishtfolës sesa në pjesën tjetër të Zvicrës. Gjithashtu në kantonet Basel, Gjenevë, Wallis dhe Waadt ndodhin më shpesh aksidente sesa mesatarja zvicerane, përcjell albinfo.ch (shih foton). Kjo statistikë vjen nga analiza e rreth 70.000 aksidenteve në 2016.

Më së paku fatkeqësi rrugore ndodhin në Zvicrën qendrore. Më së miri vozisin kantoni Uri, ndjekur nga Nidwaldnern, Luzern dhe Thurgauer.