Sport

Shqipëria me ndryshime kundër Lihtenshtajnit

Sokol Cikalleshi nuk është grumbulluar me kuqezinjtë, kurse sulmuesi Armando Sadiku nuk pritet të luajë për shkak të lëndimit

Shqipëria ka një ndeshje të lehtë në letër, por aspak të lehtë në fushë. Kuqezinjtë do të përballen me Lihtenshtajnin, ku do të kenë disa mungesa.

Sokol Cikalleshi nuk është grumbulluar me kuqezinjtë, kurse sulmuesi Armando Sadiku nuk pritet të luajë për shkak të lëndimit, shkruan albinfo.ch.

Etrit Berisha luan nga fillimi në portë, kurse në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Mavraj dhe Agolli, derisa mesfusha pritet të përbëhet nga Migjen Basha, Ledian Memushaj e Amir Abrashi, kurse nga krahët do të sulmojnë Odise Roshi dhe Hektor Grezda. Në sulm i vetëm do të jetë Azdren Llullaku.

Pas Lihtenshtajnit, më 5 shtator, Shqipëria do të përballet me Maqedoninë në Strumicë.