Sport

Shqipëria nuk organizon Superkupën e Evropës më 2019

Shqipëria nuk ka fituar të drejtën për të organizuar superkupën e Evropës për sezonin 2018-19.

Stadiumi kombëtar shqiptar, në ndërtim e sipër, ka humbur përballë rivalëve në përzgjedhjen e bërë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Finalja e Superkupës së Europës për 2019 është vendosur të luhet në stadiumin “Besiktas Arena” të Stambollit.

Në garë për këtë finale, bashkë me stadiumin kombëtar shqiptar, ishin shtatë stadiume, si ai i Tuluzës në Francë, i Astanës në Kazakistan, Windsor Park në Irlandën e Veriut, i Gdanskut në Poloni dhe Sammy Ofer në Haifa të Izraelit, shkruan Top-Channel, përcjell albinfo.ch.

Me përfundimin e punimeve, “Arena Kombëtare” mund të kandidojë sërish dhe mundësitë për të organizuar evente të përmasave të tilla mund të jenë edhe më të mëdha.