Jeta në Zvicër

Shqiptari “fluturon” nëpër autostradë me 209 kilometra në orë për të parë ndeshje futbolli

Prokuroria e Emmenit ia ka sekuestruar veturën dhe patentën e shoferit.

Policia zvicerane e Kantonit të Lucernit ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar. Pasditen e së dielës ai ka drejtuar veturën në autostradën A14 në afërsi të Lucernit me shpejtësi prej 209km/h.

Prokuroria publike ia ka sekuestruar veturën, thuhet në një njoftim të policisë zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Vozitësi 30-vjeçar nga Shqipëria, të dielën rreth orës 14.30, është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Me veturën e llojit Mercedes Benz CLS AMG, në autostradën A14, ai ka qenë duke udhëtuar nga vendbanimi i tij në Kantonin Zug, për në Lucern. Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ka shpejtuar për ta parë ndeshjen futbollistike të FC Lucernit. Me këtë rast, ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar prej 120, me 209 km/h.

Prokuroria e Emmenit ia ka sekuestruar veturën dhe patentën e shoferit.