E-Diaspora

Shqiptari plagos me thikë lituanezin

Në qytetin perëndimor austriak Innsbruck, gjatë ditës së enjte përpara një furre buke ndodhi një sulm me thikë, shkruan orf.at.

Një lituanez mbeti i plagosur rëndë, ndërsa sulmuesi u kap më pas nga policia, përcjell albinfo.ch.

Arsyet e përleshjes mbeten të paqarta. Agresori sulmoi viktimën dyherë më thikë në bark. Lituanezi ndodhet në klinikën spitalore të Innsbrucker dhe nuk është në rrezik për jetën.