E-Diaspora

Shqiptari vdes në duart e policisë italiane

Familja e tij, nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, paraqiti një ankesë, sepse janë të bindur se pavarësisht gjendjes së tij të rënduar, vdekja u shkaktua nga policët që morën pjesë në aksionin për ndalimin e tij.

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në terminalin e aeroportit të Malpensas në Milano të Italisë. Viktima është 44 vjeçari shqiptar, Aldo Laçi, raporton “Repubblica.it”, përcjell albinfo.ch.

Raportohet se ai ishte nën ndikimin e kokainës dhe bënte veprime të pakontrulluara, ndaj policët e aeroportit e ndaluan.

Ndërkohë, familjarët pretendojnë se vdekja nuk ka ardhur nga lënda narkotike, por nga agresioni i policëve, ndaj kanë kërkuar hetime të thelluara në lidhje me këtë rast.

Laçi, kishte shkuar me pushime në Itali. Teksa ndodhej në terminalin 1 të aeroportit duke pritur bashkëshorten, policët përpiqen ta ndalojnë atë. Në fund, pesë oficerë e bllokojnë. Në këtë moment 44-vjeçari ndjehet keq dhe pëson arrest kardiak, shkruan “Repubblica”.

Edhe në video shihet derisa pesë persona zyrtare e arrestojnë atë.

Familja e tij, nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, paraqiti një ankesë, sepse janë të bindur se pavarësisht gjendjes së tij të rënduar, vdekja u shkaktua nga policët që morën pjesë në aksionin për ndalimin e tij.

“Nga videokamera duket qartë se pasi Aldo Laçi u godit për herë të parë në kokë, pastaj në qafë, u hodh në tokë dhe më pas në mënyrë të përsëritur policët e grushtuan”, është shprehur avokati i familjes shqiptare.

Ndërkohë, prokuroria ka thënë se nuk ka fakte, se vdekja ka ardhur nga policët, dhe ka kërkuar mbylljen e këtij rasti, por jo edhe familja që pretendon të ankohet.