E-Diaspora

Shumica e azilantëve me ‘duldung’ për shkak të mjekimit janë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia

Sa azilkërkues jetojnë në landin gjerman NRW, të cilëve u është refuzuar kërkesa, por qëndrojnë për shkak të kontrolleve mjekësore? Kësaj pyetje të popullistëve të AfD i është përgjigjur ministri i integrimit Joachim Stamp (FDP).

“Sipas të dhënave të 30 prillit plot 52.918 persona kanë statusin e një duldung ((leja e përkohshme e qëndrimit), ku ndaj tyre është refuzuar dëbimi për arsye të ndryshme. Për arsye të kontrolleve mjekësore nuk janë dëbuar gjithsej 1714 persona, përcjell albinfo.ch, shkrimin e bild.de.

Shumica e tyre jetojnë në Köln (675), ndjekur nga 415 në Düsseldorf, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë me origjinë nga vendet ish jugosllave.

Shembull: Në Köln janë 111 shqiptarë, 97 maqedonas dhe 78 serbë. Ngjashëm është edhe në Düsseldorf me 114 maqedonas, 75 serbë dhe 55 shqiptarë. Këto janë me vende origjine ku nuk mund të fitohet azil në Gjermani.

Fitimi i “duldung” arrihet kur i sëmuri azilkërkues rrezikon jetën në rast se vijon mjekimin në vendin e origjinës.