Sport

Skënderbeu kërkon pikë në Beograd

Sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut të Korçës në kuadër të Ligës së Evropës. Takimi fillon nga ora 19:00, shkruan albinfo.ch.

Skuadra shqiptare ka udhëtuar me shumë optimizëm në Beograd dhe kërkon pikë, pavarësisht se do të ketë shumë vështirë.

“Partizani i Beogradit është më ekspert se ne, në të tilla kompeticione, por duke parë situatën në grup, jemi thuajse njësoj, si për pikët e marra, ashtu edhe për goldallimin, ndaj edhe ne kemi synimet tona, për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë”, deklaroi trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Ai shtoi se nuk janë nën presion dhe kanë ardhur të luajnë futboll. “Shpresoj që të mos ketë probleme, por të luhet vetëm futboll. Mbështetja e tifozëve do t’i motivojë vendasit, por ka edhe anën negative, që do t’i vendosë nën presion, nëse vuajnë të gjejnë golin. Ky do të jetë edhe synimi ynë, që të kthejmë në favorin tonë këtë avantazh të kundërshtarit”, tha trajneri i Skënderbeut.