Sport

Skuadra italiane kërkon futbollistin shqiptar

Mesfushorit i përfundon kontrata në vitin 2020, derisa në verën e kaluar, ai ishte vetëm një hap larg skuadrës italiane

Vëmendja e SPAL nuk është vetëm në fushën e lojës, por edhe në afatin kalimtar, që do të hapet në janar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se skuadra italiane po e kërkon futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami, përcjell albinfo.ch.

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës më parë ka luajtur në Palermo, derisa ka menaxher Mino Raiola, që ka marrëdhënie të mira me skuadrën e SPAL.

Mesfushorit i përfundon kontrata në vitin 2020, derisa në verën e kaluar, ai ishte vetëm një hap larg skuadrës italiane.

Lojtari është i gatshëm të largohet, pasi Sion ndodhet në vendin e fundit të renditjes në Zvicër dhe nuk po kalon momente të mira.

Më parë Kasami ka qenë pjesë e Zvicrës, derisa ka luajtur edhe në Greqi dhe Angli.