Sport

Sonte në Gjenevë, ndeshje miqësore Shqipëri-Kamerun

Sonte në Praille në Gjenevë do të luhet ndeshja miqësore mes ekipeve të Shqipërisë dhe Kamerunit. Ky do të jetë takimi i parë mes dy ekipeve në fjalë. FIFA ka vendosur renditjen e Shqipërisë në vendin e 67-të në botë, ndërsa kundërshtarin e saj (Kamerunin) në pozitën e 62.

Të ashtuquajturi “luanët e pathyeshëm” do të përballen me shqiponjat e Shqipërisë në një ndeshje miqësore më 14 nëntor në Gjenevë, Zvicër. Ky takim do të shërbejë si një ndeshje përgatitore për rifillimin e kualifikimit për Kupën Botërore 2014 (Brazil).