Sport

Sonte Young Boys-Skënderbeu

Ndeshja në Elbasan kishte përfunduar 1:1, dhe ky do të jetë takimi i fundit i tyre në grupe

Sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Young Boys dhe Skënderbeut në Bernë.

Ky takim është më shumë prestigjioz, pasi dy skuadrat nuk kanë gjasa që të kalojë grupet e Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.

Pas dëmtimit të sulmuesit Ali Sowe, duket se trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja nuk mund t’i besojë në repartin ofensiv as sulmuesit nigerian James Adeniyi, i cili për fat të keq nuk është pajisur në kohë me vizë dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit drejt Zvicrës.

Një dhimbje koke më shumë për trajnerin Daja, i cili duket se është i detyruar të marrë masa për formacionin, me të cilin do të zbresin në fushë korçarët mbrëmjen e së enjtes në orën 19:00.

Ndeshja në Elbasan kishte përfunduar 1:1, dhe ky do të jetë takimi i fundit i tyre në grupe.