E-Diaspora
Ardian Bujupi sjell “Boom Rakatak” në bashkëpunim me këngëtarët amerikanë
“Boom Rakatak” është kënga më e re e këngëtarit Ardian Bujupi, i cili e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarët e njohur amerikanë Big Ali, Lumidee dhe Dj. Mase. Kënga bashkë me videoklipin do të dalë më 29 gusht. Për albinfo.ch Ardiani flet për këngën e re, bashkëpunimin dhe albumin e ri
Pas sukseseve në koncertet që kishte gjatë sezonit veror në trojet shqiptare, Ardian Bujupi është rikthyer sërish për të vazhduar karrierën artistike në Gjermani.
Këngëtari që u bë i njohur nga spektakli “DSDS” pritet që këto ditë të lansojë këngën më të re “Boom Rakatak”, në bashkëpunim me Big Ali, Lumidee dhe Dj. Mase.
Kënga dhe videoklipi do të lansohen më 29 gusht. Ai ka folur edhe se si është arritur bashkëpunimi me këngëtarët ndërkombëtarë.
“Big Ali ishte për kohë të gjatë objektiv yni. Kështu që ai na ftoi në Paris. Kur u takuam atje, fillimisht nuk kemi folur asgjë rreth këngës, por vetëm kemi qëndruar për qejf në një party. Kur ne kemi shkuar në studio dhe ia kemi treguar këngën, atij i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Ai menjëherë ka hyrë në studio dhe e ka incizuar pjesën e tij. Përveç kësaj, ne kishim kontakt me menagjerin e Lumidee në Nju-Jork dhe ia kemi dërguar këngën edhe atij, të cilit i ka pëlqyer po ashtu shumë. Më pastaj ne kemi shkuar menjëherë për Nju-Jork, ku edhe kemi bërë incizimin e videoklipit”, ka thënë Ardian Bujupi për Albinfo.ch.
Këngëtari shqiptar foli edhe për xhirimet e klipit që janë bërë në Nju-Jork. “Ishte hera e parë për mua që shkova në Nju-Jork, dhe jam fascinuar. Fillimisht kisha stres se ku dhe si do të bëjmë xhirimet, por gjithçka ka përfunduar më sukses”, ka thënë ai duke treguar se klipi përveç se është shumë i bukur, do të lansohet në Francë, në vendet ballkanike, në Austri, Zvicër, Gjermani dhe po ashtu pritet të dalë edhe në Amerikë.
Bujupi, i cili tashmë ka kontraktë me kompaninë gjigante “Universal Music”, pret që gjatë muajt tetor të lansojë edhe albumin e tij më të ri. “Kënga ime e re do të jetë pjesë e albumit të ri.
Siç është marrë vesh me kompaninë “Universal Music”, albumi i ri do të dalë në muajin tetor. Në këtë album do të ketë këngë të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme.
Do të këtë në gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe. Ardiani thotë se fansat e tij tashmë janë në të gjitha vendet e botës dhe për këtë dëshiroj të bëj këngë për të gjithë”, ka thënë ai.
A.GJ
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?