E-Diaspora

Java e Filmit Shqiptar në New York 2014

Java e filmit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pari në llojin e tij. Amerika është ndër vendet me numrin më të madh të shqiptarëve aktiv në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare të cilët që dy vite me radhë kanë mirëpritur këtë event si një hap të madh.

Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week)  është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi.

Edicioni i parë i Javës së Filmit Shqiptar në New Yorku mbajt për herë të parë  prej datës 05 nëntor deri më 11 nëntor 2012, me moton “100 për 100”, ku u shfaqën 100 filma të kinematografisë shqiptare për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në këtë event morën pjesë shumë veprimtarë të shquar shqiptaro-amerikan, si dhe përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Shqipërisë në New York, Ambasadës së Kosovës në New York, Ambasadës së Maqedonisë në New York dhe shumë përfaqësues të njohur të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në New York.

Java e Filmit Shqiptar edicionin e tij të parë e zhvilloi në tri teatro të njohura amerikane: Tribeca Cinemas (54 Varic st.NYC 10013), Producers Club Theatre (358 west 44th st. 10036) dhe Lehman College/Bronxnet (2790 Goulden Av. Carmen Hall NY 10468).

Gjithashtu,  pas përfundimit të programit të Javës, u organizuan mbrëmje të ndryshme argëtuese me qëllim të bashkimit të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera artdashëse që ishin prezent gjatë këtij edicioni. Mbrëmjet u organizuan në Producers Club Theatre si dhe në “Arte|” Club, ku e  bënë edhe më madhështore Javën e Filmit Shqiptar në New York.

Java e Filmit Shqiptar në New York–Edicioni i III-të

Edicioni i III-të i Javës së Filmit shqiptar do të vijë në nëntor me një program garues me 30 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota. Gjithashtu në këtë edicion do të marrin pjesë dhe disa nga prodhimet e huaja filmike të cilat për temë kanë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Filmat të cilët do të  shfaqen janë të tri zhanreve: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë. Kështu, për shtatë ditë me radhë kinemaja shqiptare do të përjetësohet në ekranin e kryeqytetit botëror të New Yorkut me një varg të gjerë filmash me histori të ndryshme nga kultura dhe jeta shqiptare.

Për të bërë përzgjedhjen e këtyre projekteve është krijuar  Bordi artistik i përbërë nga kineastë të shquar shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Amerika.si: (Robert Budina, Vlora Qosja, Ilir Kabashi dhe Ben Fejza).

Misioni i AFW -së

Një nga mënyrat më të fuqishme më të bashkë-ndarë dhe për të fituar mësime të reja është përmes gjuhës universale  të filmit. Nëse projektohet në teatro apo shihet në televizor, qoftë në DVD apo në internet, filmi na argëton, edukon, ndriçon dhe frymëzon, duke na ndikuar në atë sesi ne e kuptojmë apo veprojmë në botë.

Përmes shfaqjes së projekteve filmike në Amerikë ne synojmë të paraqesim vlerat kulturore dhe historike  të kombit shqiptarë dhe rrugëtimin e tij nëpërmes kinematografisë.

Misioni i New York Albanian Film Week është të krijojë dhe zhvillojë një kulturë ku filmi shqiptar të njihet dhe të pëlqehet nga audienca e huaj, me synimin e veçantë që filmit shqiptar ti ofrohen perspektiva të reja.

Vizioni i AFW -së

Të themelojë një Institut të Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të ishte urëlidhëse e Filmit Europian dhe atij Amerikan me qëllim të krijimit të aleancave dhe bashkëpunimeve në fushën e kinematografisë.