Shkurt.ch

3 për qind e zviceranëve hanë mishin e maceve dhe qenve

Aktivistët në mbrojtjen e kafshëve thonë se qindra-mijëra zviceranë hanë mishin e qenve dhe të maceve

Peticioni, i cili është dorëzuar në Kuvend dhe është nënshkruar nga 16 mijë njerëz, është kërkuar për të ndaluar të hahet mishi i këtyre kafshëve në Zvicër, raporton BBC.

Rreth tre për qind e zviceranëve fshehurazi hanë macet dhe qentë, tha themeluesja dhe presidentja e Shoqatës zvicerane për mbrojtjen e kafshëve, Tomi Tomek.

Sipas ligjit aktual, në Zvicër nuk duhet të shitet mishi i maceve dhe i qenve, por njerëzve nuk u është ndaluar për të ngrënë kafshët e tyre.

Udhëheqësit politikë në Parlament nuk do të bëjnë asgjë nëse njerëzit nuk e kundërshtojnë këtë, tha Tomek, duke shtuar se ata kërkojnë vetëm me ligj të mbrojnë kafshët.