Shkurt.ch

Të huajt, problem për të rinjtë zviceranë

Asgjë nuk i brengos aq shumë të rinjtë zviceranë në vendin e tyre se sa të huajt

Ky është konstatim i Barometrit të të Rinjve 2014, studim i përgatitur nga Credit Suisse. Për 49 për qind të të anketuarve lëvizja e njerëzve dhe integrimi i të huajve është një problem, siç raporton “Schweiz am Sonntag”, duke cituar studimin. Nga ky barometër i 2014-ës është nxjerrë edhe si konkluzion se me temën e të huajve merren gati gjysma e rinjve të anketuar në Zvicër. Krenaria kombëtare nuk është askund aq e lartë sa në Zvicër, thotë studimi.

Lukas Golder nga GFS Bern supozon se ndjenja e fortë kombëtare është rritur për shkak të krizës financiare, e cila po ashtu ka reflektuar në qëndrimin negativ ndaj të huajve.
“Kjo përforcon frikën se përfitimet sociale dhe ekonomike të Zvicrës kanë humbur shumë nga migracioni”, thotë Golder.