Bota

Statuja e Kalashinkovit duhet të ndryshojë për shkak të armës gjermane

Monumenti në Rusi i krijuesit të armës me famë botërore AK-37 i shpalosur në Moskë ditë më parë, do të ndryshohet për shkak se në të është një armë me dizajn gjerman.

Monumenti i Mikhail Kalashnikovit u shpalos këtë javë për shkak të mirënjohjes që mori nga shteti rus. Megjithatë, ekspertët e armëve thonë se monumenti përdor edhe një armë StG 44 e përdorur nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Ata thonë se tani kjo do të rregullohet, përcjell albinfo.ch.

“Një gabim është bërë nga skulptori dhe ai tashmë po merret me largimin e kësaj arme”, ka thënë Vladislav Kononov nga autoritetet ruse.

Monumenti i lartë 7.5 metra shfaq Kalashnikovin që mban në krahë armën e tij të famshme, ndërsa një seri e armëve AK të modifikuara është e renditur anash dhe pikërisht aty është edhe gabimi.