Uncategorized
Stili i jetës së prindërve ndikon në shëndetin e fëmijëve – edhe kur të rriten
Fillimisht, jetesa në kushte të vështira si fëmijë çon në jetë të dobët edhe kur rriten fëmijët – ndikohet shëndeti
Njerëzit nuk mund të zgjedhin prindërit e tyre. As nuk mund të vendosin nëse prindërit e tyre do të pinë duhan apo jo. Megjithatë, një studim i fundit ka treguar se këto gjëra ndikojnë fuqishëm në jetesën e fëmijëve dhe shëndetin e tyre, qoftë edhe kur të rriten.
Në studim u përfshinë 21 mijë njerëz 50-vjeçarë dhe nga më shumë se 13 shtete. Aty u krahasuan sa pinë duhan këta njerëz, obeziteti dhe mungesa e ushtrimeve krahas punës së prindërve të tyre, jetëgjatësisë, statusit së pirjes së duhanit dhe problemeve me alkool kur fëmijët e tyre ishin të vegjël.
Në shumë vende u kuptua se jeta e fëmijëve ishte shumë e varur nga karakteristikat e prindërve. Në mesin e shteteve që patën përqindje të lartë janë edhe Gjermania me 72 për qind, Franca me 66 e Austria me 64. Në anën tjetër, jetesa e prindërve nuk ndikoi shumë te fëmijët zviceranë, ku përqindja ishte 41.
Fillimisht, jetesa në kushte të vështira si fëmijë çon në jetë të dobët edhe kur rriten fëmijët – ndikohet shëndeti, transmeton Albinfo.ch.
E dyta, shëndeti përcillet nga prindërit te fëmijët.
Përpos këtyre, fëmijët “vjedhin” edhe sjelljet dhe zakonet e prindërve të tyre.
Studimi shpjegoi se kur një prind pinte duhan kur fëmija i tij ishte i vogël, ky fëmijë kishte më shumë shanse të pinte duhan kur të rritej. Një fëmijë bëhet obezë kur të rritet, në më shumë raste kur prindi i tij kishte problem me alkool apo me duhan më përpara.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër