Integrimi
Studenti i Alban Pengilit, më i miri në të gjitha kategoritë
Si i vetmi fitues me 25 pikët maksimale në këtë konkurs, Vincent Hempel fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Konkursin e ardhshëm të Shtetit, që zhvillohet në Detmold.
“Studenti im Vincent Hempel (Violine) mori pjesë përsëri (si në Konkursin e 50-të në Vitin 2012 ku mori me 23 pikë çmimin e parë) në Konkursin e 53-të të Muzikës të Rinisë në Landesakademie në Heek në 30/01/2016. Ky konkurs u zhvillua jo vetëm në vlerësime Duo Piano por dhe Flaut si pianist”, shkruan me entuziazëm në faqen e tij në facebook violinisti i njohur shqiptar me qëndrim në Gjermani, Alban Pengili.
“Hempel pos që fitoi një çmim të parë me 23 pikë, arriti po ashtu dhe një vlerësim të veçantë, gjegjësisht një çmim të parë me rezultatin më të lartë për të gjitha kategorite dhe Subjektet Solo Violinë. Si i vetmi fitues me 25 pikët maksimale në këtë konkurs ai fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Konkursin e ardhshëm të Shtetit, më 03.06.2016 që do të zhvillohet në Detmold”, vazhdon më tutje Pengili, shkruan albinfo.ch.
“Ai interpretoi me aq sovranitet në konkurrencë Violinë Solo, veprat e violinistit-kompozitorit shqiptar Pjeter Gaci (“Ballade”) dhe të violinistit-kompozitorit spanjoll (Pablo de Sarasate “ciganëve airs- Cingareska”) sa vetë juria e harqeve (orkestrantë profesionalë, dirigjentë, muzikantë nga Holanda) folën me entuziazëm mjaft të madh veçanerisht për Vincent Hempel me rastin e shpalljes së çmimeve.
Vëllai i Vincentit, Philipp Hempel (i cili gjithashtu si Vincent mëson violinë dhe piano) arriti po ashtu si pianist në vlerësimin Duo Piano dhe një instrument fryme, me 21 pikë përsëri nje çmim të parë.
Ndërsa me një çmim të dytë dhe 20 pikë arriti një student tjetër i violinës i klasës së profesorit Pengili, transmeton albinfo.ch. Fjala është për Ferdinand Drehwald me vepra nga (Antonio Vivaldi “Violin Concerto nr.6”) dhe (Henri Wieniawski “Obertas Mazurkë”).
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025
















