Bota

Studimi i ri: Gratë vozisin më mirë se burrat

Gratë më të vjetra ishin më të mira në kontrollimin e mendjes dhe janë më shumë të fokusuara në rrugë

Gratë cilësohen vazhdimisht si vozitëse të këqija, por një hulumtim i ri ka treguar se ato në fakt janë më të mira se burrat.

Burrat e rinj dhe vozitësit e rregullt më shpesh habiten gjatë vozitjes se shoferët tjerë, ka gjetur hulumtimi i publikuar në “Frontiers in Psychology”

Gratë më të vjetra ishin më të mira në kontrollimin e mendjes dhe janë më shumë të fokusuara në rrugë.

Humbja e mendjes konsiderohet si arsyeja e tetë për aksidente nëpër rrugë, me rreth 12 për qind të aksidenteve në botë, transmeton Albinfo.ch.

Shkencëtarët norvegjezë kanë përcjellë moshën, gjininë dhe personalitetin e shoferëve që humbin mendjen gjatë vozitjes.

Grupi i parë ishin 1100 nxënës në Norvegji, 208 nga ta kishin leje për vozitjes. Grupi i dyti përbëhej nga 414 njerëz të tjerë të marrë nga popullata e përgjithshme.

Hulumtimi zbuloi se mosha dhe gjinia ishte dallues i madh në habinë e mendjes.

“Kemi gjetur se burrat e rinj ishin ata që më së shumtë habiteshin. Të tjerët që habiteshin më së shumti ishin ata që vozisin shpesh dhe personalitetet nervoze”, thuhet në studim.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se 50 milionë njerëz lëndohen çdo vit në aksidente trafiku, me një milion të cilët vdesin si pasojë e tyre.