Sport

Tahiri i 51-ti, medalja për zviceranin Feuz

Ai mbeti pas për 7 sekonda e 95 qindtat se fituesi i garës Beat Feuz nga Zvicra. Tahiri la pas vetëm dy garues, kurse tre të tjerë nuk përfunduan garën

Në St. Moritz të Zvicrës po vazhdon të mbahet Kampionati Botëror i skitarisë. Garuesi i vetëm kosovar në këtë Botëror, Albin Tahiri është renditur në vendin e 51-të në disiplinën e lëshimit, shkruan albinfo.ch.

 

Ai mbeti pas për 7 sekonda e 95 qindtat se fituesi i garës Beat Feuz nga Zvicra. Tahiri la pas vetëm dy garues, kurse tre të tjerë nuk përfunduan garën.

 

Ndërkohë, skitari zviceran, Beat Feuz ka shkëlqyer. Ai fitoi medaljen e artë, ndërsa kanadezi Erik Guay të argjendtën. Feuz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:38.91 ose ka qenë më i shpejtë për 12 qindtat se vendi i dytë. Kjo është medalja e dytë e tij në Kampionatin Botëror, pasi që të parën e kishte fituar dy vjet më parë, por atëherë të bronztën.