Integrimi
Tele Toni provokon në Zvicër: S’ka para, por me Ferrari
Jeton Hysaj i njohur në Zvicër si Tele Toni tash e sa kohë është bërë shumë i popullarizuar në rrjetet sociale më videot e tij ku ai përqesh seteriotipe të ndryshme që ndodhin në Zvicër por edhe raste të ndryshme që ndodhin në tek komuniteti shqiptar apo populli zviceran.
Një nga video e tij të fundit duket se ka shkaktuar provokim të madh në rrjetet sociale, saqë për këtë ka shkruar edhe gazeta fokus.de. Gazeta gjermane për Tele Tonin thotë se është një zviceran me rrënjë shqiptare. “Jetë e ndyrë në Zvicër. Nuk ka punë, nuk ka asgjë”, citon gazeta fjalët e Tele Tonit që ai i thotë në videon e tij. Por në anën tjetër komiku Hysaj gjatë xhirimit të videos shihet i ulur në një Ferrari, njofton “albinfo.ch”.
“Pension invalidor, s’ka pare. Duhet të dini si – vetëm nëse je shqiptar”, thotë ai. Sipas gazetës gjermane video ka shkaktuar provokim të madh të miqtë e tij në Facebook të cilët janë me rrënjë shqiptare. Shumica e kanë kritikuar qasjen e tij duke e quajtur qesharake dhe më përmbajtje kunder produktive.
Sido qoftë, qëllimin e tij ai e ka arritur. Tele Toni është tema kryesore e bisedave.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri(Tele Toni) Jeton Hysaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Humorist
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?