Bota

Tinejxheri dënohet me 7 mijë euro, shkeli ligjin 32 herë

Ai nuk kishte menduar se do të kapet, dhe ka menduar se është kënaqësi të zbavitesh me sistemin, tha adoleshenti për zyrtarët e qytetit

Një 17-vjeçar në jugperëndim të Gjermanisë është dënuar me një gjobë të rëndë, pasi u kap duke kaluar shpejtësinë dhjetëra herë, shkruan “The Local”.

Adoleshenti ishte duke vozitur 43 km/h më shpejt me motoçikletë, dhe kamerat e kishin kapur për tre muaj me radhë në qytetin e Ludwigsburgut në Baden-Württemberg, përcjell albinfo.ch.

Ai nuk kishte menduar se do të kapet, dhe ka menduar se është kënaqësi të zbavitesh me sistemin, tha adoleshenti për zyrtarët e qytetit.

Por, me ndihmën e departamentit të policisë, qyteti ishte në gjendje të zbulonte se kush ishte ai. Ishte pikërisht ky i fund që është ndaluar.

Megjithatë, argëtimi për 17-vjeçarin ka përfunduar, pasi ai jo vetëm që është dënuar me 7 mijë euro, por edhe e ka të ndaluar të vozisë për të paktën 15 muaj. Ai theu ligjin 32 herë.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Në fillim të nëntorit, një shofer gjithashtu 17-vjeçar, u dënua për shpejtësi të qëllimshme për mbi 50 herë.