Shkurt.ch

Tragjedi në familjen Orllati: Vdes aksidentalisht djali 23 vjeçar

Në aksidentin e ndodhur në një kantier pune ka humbur jetën një i ri 23 vjeç nga familja e njohur e ndërtimtarëve, Orllati

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur të enjten në një kantier ndërtimi në Saint-George (kantoni Vaud) , ka humbur jetën një i ri 23 vjeç nga familja e njohur e ndërtimtarëve, Orllati.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15 këtë të enjte në Saint-George (kanton i Vaudit). Katër punëtor të një kompanie nga Vaudi ishin duke punuar mbi një kamion i cili ishte i lidhur me një rimorkio, kur papritur është ndezur konvoji. Njëri nga 4 personat ka humbur drejtpeshimin dhe është rrëzuar në pjesën e pasme të automjetit, që ka vazhduar të udhëtojë për 20 metra.

Viktima ka mbetur e bllokuar nën gomat e rimorkios. Automjeti ka përfunduar rrugëtimin duke goditur një automjet tjetër dhe disa shtëpi. Pavarësisht intervenimit të shpejtë të ndihmës së parë, të cilët janë munduar ta rianimojnë viktimën, ai ka vdekur në vend të ngjarjes. Është fjalë për një të ri 23 vjeçar, mashkull, banor i regjionit të Lozanës. Mësohet jo-zyrtarisht se i ndjeri është nga familja e njohur Orllati, pronarë të një kompanie të madhe e të suksesshme të ndërtimit nga Lozana.

Për të evituar pasojat e këtij aksident është nevojitur ndërhyrja e mjekëve të SMUR dhe e ndihmës së shpejtë me dy mjekë, një patrulle nga qendra e xhandarmërisë mobile të Bursin si dhe katër policëve të specializuar në njësinë e trafikut. Një ekspert i sigurisë në punë nga SUVA ishte po ashtu prezent në vend të aksidentit. Një njësi e ndihmës emergjente është mobilizuar për të trajtuar stafin e kompanisë, i cili është i shokuar nga ngjarja.

Hetime të ndryshme janë në vazhdim për t’i identifikuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie. Ato udhëhiqen nga policët specialistë të njësisë së trafikut.