Shqipëria
Turistët e huaj, të vetmit që vizitojnë muzetë
“E vizitova muzeun për të marrë një përshkrim të historisë së Shqipërisë. Historia juaj është mjaft e lidhur me luftën e dytë botërore. Këtu mund të kalosh një ditë të tërë”, thotë një turiste e ardhur nga Gjermani
Tirana vizitohet shumë nga turistët e huaj që zgjedhin të udhëtojnë një ditë apo më shumë në Shqipëri. Ndër ndalesat e para në kryeqytetin shqiptar janë muzetë që nuk janë të paktë.
Muzetë në Tiranë pothuajse janë të vetmit që vizitojnë ata. Në muzeun Kombëtar thonë se turistët më të shpeshtë janë ata nga Gjermania, Portugalia, Çekia e Italia.
“Është shumë interesante. Ju keni histori që nga periudha paleolite e deri në ditët e sotme. Guidat thonë që ky muze duhet vizituar dhe mendoj se ja vlen rruga deri këtu”, tha një vizitore portugeze për TCH.
“E vizitova muzeun për të marrë një përshkrim të historisë së Shqipërisë. Historia juaj është mjaft e lidhur me luftën e dytë botërore. Këtu mund të kalosh një ditë të tërë”, thotë një turiste e ardhur nga Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Edhe në një tjetër muze, “Bunkart 2”, që përcjell tek vizitorët pjesë të historisë së komunizmit të Shqipërisë është bërë atraksion për turistët. Periudha e verës sjell më shumë vizitorë në dyert e muzeve, por disa në Tiranë ende nuk janë hapur siç është muzeu i Natyrës, i cili do të qëndrojë edhe për disa ditë i mbyllur për shkak të procesit të dizinfektimit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër