Bota

U ngjit 4 kate për të shpëtuar fëmijën, presidenti francez i premton qëndrimin në Francë

Një emigrant nga Afrika, që tashmë ka marrë nofkën ‘Spiderman’ kishte shpëtuar një fëmijë që varej nga ballkoni i katit të katërt të një ndërtese.

Ai kishte bërë bujë në Francë, derisa video ishte postuar në rrjetet sociale, duke marrë shumë reagime, përcjell albinfo.ch.

Ai është ftuar në Pallatin e Elizesë nga presidenti francez Emmanuel Macron.

22-vjeçari Mamoudou Gassama, u cilësua hero pasi u ngjit në katin e katërt vetëm falë aftësive të tij fizike.

Për 30 sekonda ai u bë pjesë e një operacioni shpëtimi ndërkohë që përkrahej me duartrokitje nga të pranishmit.

Gassama, i cili tha se ka mbërritur në Francë disa muaj më parë, u shpreh se ëndrra e tij ishte të ndërtonte jetën në këtë shtet.

Ai u ftua për takim nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kryebashkiaku i Parisit u betua se do ta ndihmojë atë të jetojë në Francë.

Presidenti Macron falënderoi personalisht Gassaman duke i dhënë atij një medalje për guximin dhe tha se do të bëhej gjithashtu një zjarrfikës.