E-Diaspora
Unioni: Bekim Alimi nuk ka asnjë lidhje me radikalizmin
"Bekim Alimi njihet per imam i moderuar. Ai këtë e ka dëshmuar në mënyrë permamente me punë, me angazhime serioze në kontinuitet nëpër institucione relevante brenda dhe jashtë Zvicrës", thuhet në komunikatën e UISHZ
Reagon Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, të cilët me shqetësim të madh po përcjellin situatën e krijuar rreth kontestimit të pjesëmarrjes së imamit, Bekim ef. Alimi, në cilësinë e përfaqësuesit të besimtarëve myslimanë me rastin e hapjes dhe të bekimit të Tunelit të Gotthardit, në të cilin eveniment do të marrin pjesë edhe krerë tjerë fetarë të Zvicrës.
“Bekim Alimi është nga radhët tona, dhe njihet per imam i moderuar. Ai këtë e ka dëshmuar në mënyrë permamente me punë, me angazhime serioze në kontinuitet nëpër institucione relevante brenda dhe jashtë Zvicrës”, thuhet në komunikatën e UISHZ.
“Imami Alimi është pjesëmarrës aktiv në platformat për dialog ndërfetar dhe llogaritet si njëri nga imamët më të integruar dhe më të përgatitur në këtë rafsh. Me fjalë të tjera është emblema e imamit të suksesshëm shqiptar”, vazhdon më tutje komunikata.
“Ne jetojmë në një botë demokratike në të cilët njeriu ka të drejtë të dalë në foto dhe të bashkëbisedojë më figura dhe personalitete të kulturave, religjioneve dhe bindjeve të tjera. Nëse diversiteti kulturor, politik, fetar apo social është pasuri për një shoqëri, atëherë zhvillimi i dialogut dhe bashkëbisedimi, po ashtu, janë vlera të shoqërive të zhvilluara”, thekson më tutje në reagimin e vet Unioni…
“Madje, imami Bekim Alimi nga vetë autoritetet zvicerane lokale dhe nacionale njihet si imam i moderuar dhe ka dhënë mjaft dëshmi për integrim të komunitetit muslimanë që drejton, si në qytetin e Wil-it, në kuadër të UNIONIT dhe DIGO-s”, thuhet në fund të reagimit që UISHZ e ka bërë me rastin e kundërshtimit të propozimit që imami Bekim Alimi të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e bekimit të tunelit bazik Gothard.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Kantonet e jugut bashkojnë forcat në politikën kulturore
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Frëngjishtja është në rritje në qytetet dygjuhëshe të Bienne dhe Fribourg