Shqipëria

Vasili: DASH thotë se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave

Ai ka thënë se vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar se Departamenti amerikane i Shtetit ka paralajmëruar vetëm disa javë më parë për pastrimin masiv të parave. Ai theksoi se kullat që po ndërtohen në Tiranë janë prova e qartë për inkriminimin e qeverisë.

“Vetëm disa javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shumë qartë së Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave. DASH konfirmoi se Shqipëria është nën vëzhgim të rreptë për pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe në format e këtij pastrimi”, ka thënë Vasili.

Ai ka thënë se vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore.