Bota

Vdes Ingvar Kamprad, themeluesi i IKEA-s

Njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, ka jetuar për një kohë të gjatë në Zvicërku ka qëndruar në krye të kompanisë që ka themeluar

Ka vdekur Ingvar Kamprad, themeluesi i kompanisë së madhe suedeze të mobileve “Ikea”. Sipas informacionit të dhënë nga ndërmarrja në fjalë, ai ka vdekur në moshën 91 vjeçare të shtunën në shtëpinë e tij në Suedi, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Kamprad ishte njëri ndër njerëzit më të pasur në botë dhe për një kohë të gjatë, më i pasuri në Evropë.

Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Zvicërku ka qëndruar në krye të kompanisë që ka themeluar. Vetëm pak vite më parë, udhëheqjen e kompanisë e ka lënë nëm duart e djemve të tij ndërsa vetë është kthyer për të jetuar në vendlindje, në Suedi.

Pasuria e tij llogaritet rreth 46.8 miliardë dollarë.