Shqipëria

Vdes një e mitur nga gripi në Durrës

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. Ajo ishte shtruar në spital pasditen e së dielës me temperaturë të lartë dhe në gjendje kritike për jetën, përcjell albinfo.ch.

Mjekët thonë se vajza prej dy ditësh nuk ushqehej dhe më pas ra në koma dhe nuk u zgjua më.

Sipas mjekëve të spitalit, vajza vuante nga një formë e rëndë gripi dhe ishte paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe me temperaturë shumë të ulët.