E-Diaspora

Vëlla e motër shqiptarë hapin lokalin “Shisha Bar” në Bernburg

Elvira dhe Devic Drici kanë hapur lokalin e tyre “Shisha Bar”. Ky bar pritet të mbledh gjenerata të ndryshme, dhe është atraktive për banorët që nuk kanë qenë në bare nargjile, ndërsa lokali është i pajisur me tub uji për duhanpirësit

 

Elvira dhe Devic Drici kanë hapur lokalin e tyre “Shisha Bar” në Bernburg. Ky bar pritet të mbledh gjenerata të ndryshme, dhe është atraktive për banorët që nuk kanë qenë në bare nargjile, derisa lokali është i pajisur me tub uji për duhanpirësit, shkruan “mz-web.de”, përcjell albinfo.ch.

 

Kjo është një risi edhe për Bulevardin Bernburger, që nuk janë mësuar shumë me lokale të tilla, kurse tani do të jetë një vend për të pirë duan.

 

Shqiptari me shumë guxim dhe rrezik, ka zbatuar idenë e tij të biznesit në realitet dhe tani është e hapur çdo ditë nga ora 17:00. Në lokal mund të çlodheni pas punës dhe të relaksoheni.

 

Ai ka thënë se ka shumë miq përreth, sidomos të futbollit dhe beson se lokali i tij do të vizitohet shumë. Atë e kanë ndihmuar edhe familja dhe lokali 75 metra katror është sipas stilit shqiptar.

 

Ai nuk kishte shumë njohuri, por e ka ndihmuar shumë motra e tij, Elvira, sidomos në çështjet organizative. 30-vjeçarja ka qenë në ditët e para të hapjes së barit, por më pas do të kthehet në Itali, te burri i saj dhe dy binjakët.

 

Edhe pse familja jetojnë në Aschersleben për dekada të tëra, ata kanë ruajtur rrënjët shqiptare. Devis Drici, ka mësuar nga gabimet e vogla fillestare dhe është këshilluar nga një mik nga Braunschweig, i cili drejton një bare nargjile. “Në Gjermaninë Lindore, trandi i bareve nargjileve nuk është përhapur shumë”, thotë Drici.

 

Ai shpreson që qytetarët e moshave të ndryshme do të vijnë në lokalin e tij. Sipas ligjit vetëm ata mbi 18 vjet do të jenë të lejuar. “Nuk është i mirë, por nuk është më keq se tymi i duhanit”, thotë ai.