Shqipëria

Videoja promovuese për Shqipërinë po bën bujë të madhe në internet

Në këtë video promovohen bukuritë e shumta të Shqipërisë, si dhe për traditat në trevat shqiptare

Shqipëria ka shumë bukuri. Por, një video promovuese për Shqipërinë e postuar në “Facebook” nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi ka bërë bujë me klikime, shpërndarje e komente, shkruan albinfo.ch.

Në këtë video promovohen bukuritë e shumta të Shqipërisë, si dhe për traditat në trevat shqiptare.

“Jehoje edhe ti, në profilin tënd! Me këtë video çdokush mund të përjetojë Shqipërinë e Alpeve, Adriatikut, Jonit, kështjellave, veshjeve karakteristike, vendeve të paeksploruara, njerëzve mikpritës, ashtu si një revistë prestigjioze evropiane, e përshkuan: “Njerëz të etur për të ndarë dashurinë e vendit të tyre dhe gjithmonë të gatshëm për të ardhur në ndihmë” Shqipëria meriton vëmendje! Turistët meritojnë Shqipërinë”, shkruan Klosi në rrjetet sociale.

Ministri ka bërë thirrje që të shpërndahet sa më shumë kjo video, që promovon bukuritë shqiptare.