Bota

Vinjeta digjitale në autostradat austriake

Avantazhet e versionit dixhital: Bleni me një klik në internet, lehtë për t'u regjistruar përsëri në rast të vjedhjes, ndryshimit të vendbanimit, thyerjes së diskut, etj.

Me fillimin e vitit 2018 në Austri janë duke aplikuar vinjetat digjitale, që mund të blihen online. Ndërsa në Zvicër do të duhen të paktën edhe pesë vjet.

Përveç vinjetave të njohura në xhamin e përparmë të automjetit, në Austri mund të siguroni edhe vinjetën digjitale (E-Vignette). Këtë  mund ta bëni duke e regjistruar numrin e makinës. Avantazhet e versionit dixhital: Bleni me një klik në internet, lehtë për t’u regjistruar përsëri në rast të vjedhjes, ndryshimit të vendbanimit, thyerjes së diskut, etj., shkruan albinfo.ch.

Tashmë 1.3 milionë prej tyre janë shitur. Mbi të gjitha, vinjeta dixhitale vjetore (87,30 euro) është atraktive. Vinjetat afatshkurtra për dhjetë ditë e dy muaj vazhdojnë të blihen më shpesh në dyqane dhe në kufij.

Për momentin, janë ofruar vinjeta për ngjitje dhe klikime, thotë menaxheri i shitjes në Asfinag, Stefan Zangerle. Të 13 kamerat e kontrollit në autostradat austriake janë përshtatur në atë mënyrë që të mund të krahasojnë jo vetëm etiketat ngjitëse, por edhe numrat e makinave. Futja e E-Vignette në Austri nuk ishte problem, sipas Zangerle.

 

https://www.asfinag.at/maut-vignette/vignette/digitale-vignette/