Sport

Vokrri, i ftuar në ceremoninë gala në Cyrih

Fadil Vokrri është i ftuari i FIFA-s, dhe do të jetë i pranishëm në gala mbrëmjen që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistëve të vitit dhe laureatëve tjerë në Cyrih

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka udhëtuar në Zvicër për t’u takuar me zyrtarë të UEFA-s, raporton albinfo.ch.

Ai të hënën (sot) do të takohet me zyrtarë të UEFA-s për të biseduar bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së.

“Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri udhëtoi për në Cyrih të Zvicrës, ku u takua me anëtarin e KE, Flamur Bunjaku, më të cilin do të udhëtojnë në Nyon ku në selinë e UEFA-s do të kenë takime me zyrtarë të saj për të biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së në këtë periudhë”, thuhet në komunikatë e lëshuar nga FFK-ja.

Në mbrëmje Vokrri është i ftuari i FIFA-s, dhe do të jetë i pranishëm në gala mbrëmjen që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistët të vitit dhe laureatëve tjerë në Cyrih.

Federata e Futbollit e Kosovës vitin e kaluar në maj u pranua në UEFA dhe FIFA, ku njëri ndër më meritorët ishte Vokrri, por ende ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës i zhvillon në Shkodër, pasi nuk ka stadium me kritere evropiane.