Sport

Vokrri, mysafir special në ndeshjen Skënderbeu – Partizani

Ish-sulmuesi i Partizanit ka marrë pjesë edhe në një darkë zyrtare mes drejtuesve të klubeve

Presidenti i Federatës së Futbollit të FFK-së, Fadil Vokrri është i ftuar special në ndeshjen Skënderbeu i Korçës – Partizani i Beogradit në Ligën e Evropës.

Ish-sulmuesi i Partizanit ka marrë pjesë edhe në një darkë zyrtare mes drejtuesve të klubeve.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Vokrri do të mbështesë skuadrën serbe, por ato janë përgënjeshtruar fuqishëm nga i pari i futbollit në Kosovë, shkruan Albinfo.

Vokrri më 23 tetor pritet të marrë pjesë në ceremoninë për ndarjen e çmimeve për më të mirët nga FIFA për vitin 2017.