Sport

Wawrinka kualifikohet për rundin e dytë në Roland-Garros

Numri 18 i ATP, zvicerani Wawrinka, a ka fituar lojën ndaj italianit Cipolla me 6-3 6-3 4-6 3-6 6-2 gjatë 3 orë e 19 minutash lojë

Edhe pse dukej se ishte duke e fituar lojën me marrjen e dy seteve të para, kur numri 2 i tenisit zviceran, Stanislas Wawrinka, ka filluar të përballohet me vështirësi karshi kundërshtarit italian, Flavio Cipolla.

Loja në fjalë në fushën e dheut të tenisit në Paris nuk ka qenë e lehtë për «Stan» gjatë steteve 3 dhe 4, ku dhe ka krijuar përshtypjen se është duke humbur luftën. Mirëpo, fatmirësisht, në setin e pestë tenisti zvieran ka shënuar brejk që në fillim dhe e ka mbajtur distancën karshi Cipolla deri në fund.

Tenisti zviceran, i cili asnjëherë nuk e ka kaluar një të tetën e finales në turnirin e famshëm të Roland-Gaross, do të përballet në lojën e ardhshme me spanjollin Pablo Nadujar (ATP 36) ose me lojtarin rumun Victor Hanescu (ATP 145).

Nga ana tjetër, numri tre botëror i tenisit, zvicerani Roger Federer, do të përballohet sot me gjermaninTobias Kamke. Në rast fitoreje, në këtë grup, me shumë gjasa ai do të duhet të luajë kundër numrit 1 në botë, serbit Novak Gjokoviq.