Futboll

Xhaka dëshiron trofeun e Ligës së Evropës

“Ne duam të fitojmë trofeun e Ligës së Evropës për të, për ne, për tifozët. Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë për 22 vjet për Arsenalin”, ka thënë mesfushori shqiptar

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, duket se është shumë i lidhur me trajnerin francez, Arsene Wenger, i cili paralajmëroi largimin në fund të sezonit.

Pasi e ka falënderuar atë, Xhaka, theksoi se dëshirojnë të fitojnë Ligën e Evropës, për t’ia kushtuar Wengerit.

“Ne duam të fitojmë trofeun e Ligës së Evropës për të, për ne, për tifozët. Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë për 22 vjet për Arsenalin”, ka thënë mesfushori shqiptar, përcjell albinfo.ch.

“Ne e dimë si lojtarë nëse kemi rezultate të mira, atëherë askush nuk flet për trajnerin, por ky është futbolli, kjo është jeta, ne duhet ta pranojmë atë duke shkuar përpara”, theksoi Xhaka.

Wenger ishte këmbëngulës për ta transferuar Xhakën në Arsenal për rreth 40 milionë euro.