Futboll

Mbi gjysmë milioni tifozë në radhë për biletat e finales së ‘Euro 2024’

Mbi 500 mijë tifozë nga e gjithë Europa në radhë për të blerë bileta në finalet e Kampionatit Europian.

Për të hyrë në procesin e fundit të rishitjes së biletave nga UEFA, duhej të prisje mbi 4 orë. Sfida ishte e madhe dhe rezultati nuk ishte i garantuar.

Interesi i jashtëzakonshëm nga e gjithë Europa e bëri thuajse të pamundur sigurimin e biletave të rishitura, stolave të vënë në dispozicion pas konfigurimit të stadiumeve dhe një numri të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar dhe me çmime më të ulëta.