Sport

Graniti dhe Leonita shkëlqejnë në ceremoninë e FIFA-s

Me veshje solemne Graniti dhe Leonita po shkëlqejnë në këtë ceremoni, duke fituar vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave

Në Londër po mbahet ceremonia e FIFA-s për çmimet “The Best”, ku do të zgjidhen portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi dhe lojtari më i mirë për vitin 2017, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ceremoni që po mbahet në Londër po marrin pjesë shumë personalitete, dhe në mesin e tyre është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka luan për Arsenalin dhe Përfaqësuesen e Zvicrës. Graniti në këtë ceremoni është së bashku me gruan e tij, Leonitën Lekaj.

Me veshje solemne Graniti dhe Leonita po shkëlqejnë në këtë ceremoni, duke fituar vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave. Foton e ka publikuar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.

Shumë yje po marrin pjesë në këtë ceremoni. Kujtojmë që FIFA ka ndarë çmimet me ‘France Football’ dhe secili ndan çmimet e tyre.