Sport

Xhaka, (ende) nuk shkon në Hamburg

Emri i ylli të ri të FC Basel-it dhe i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po lakohet në vazhdimësi për mundësinë e transferimit të tij në skuadra zëmëdha t¨futbollit, jashtë Zvicrës.

Së fundi qe folur me të madhe për mundësinë që ish trajneri i tij në FC Basel, gjermani Thorsten Fink, i cili ndërkohë është bërë trajner i HSV Hamburg, do ta merrte Xhakën me vete.

Por, Fink nuk mundet, së paku tash për tash, të sjellë në Hamburg favoritin e tij të ri. “Dhurata për Krishtlindje” në formë të Granit Xhakës do t`i mungojë skuadrës gjermane. Së paku në këtë sezon.

“Ne nuk do të marrim përforcime të reja gjatë këtij dimri”, ka thënë shefi sportiv i HSV-së Frank Arnesen në një intervistë për “Sky Sport News HD”.

“Kur të vijë vera, do të jemi në një situatë të re”, ka thënë Arnesen. Atëherë do të shohim se si mund ta bëjmë skuadrën më të mirë