Sport

Xhaka ëndërron të fitojë titullin në Angli

Granit Xhaka ka thënë se dëshiron të fitojë titullin në Angli me Arsenalin, ashtu si gjithë tifozët e kësaj skuadre

Granit Xhaka është një luftëtar i madh në fushë. Një sportist shembull dhe një njëri me ambicie të mëdha.

Ai ishte transferuar vitin e kaluar në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach, dhe shpreson se do të fiton titullin në Angli.

Mesfushori shqiptar ka thënë se në çdo ndeshje japin më të mirën për Arsenalin. “Ne japim maksimumin dhe shpresojmë se do të shpallemi kampionë”, deklaroi Xhaka për mediat angleze.

Ai shtoi se ëndërron titullin në Premierligën angleze, ashtu si të gjithët e Arsenalit.