Sport

Xhaka i bashkohet Zvicrës në stërvitje

Granit Xhaka njoftoi në “Facebook” se i është bashkuar Zvicrës në stërvitje dhe ndihet i lumtur që përsëri është veshur ‘kuq’

 

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka pas obligimeve që kishte me klubin e tij Arsenal, i është bashkuar Zvicrës në stërvitje, shkruan albinfo.ch.

Xhaka njoftoi në “Facebook” se i është bashkuar në stërvitje dhe ndihet i lumtur që përsëri është veshur ‘kuq’.

Ai ditë më parë fitoi Kupën e Anglisë, që ishte trofeu i parë me Arsenalin në karrierën e tij.

Zvicra më 1 qershor do të luajë përballë Bjellorusisë në miqësore, derisa më 9 qershor kundër Ishujve Faroe në kualifikimet për Kupën e Botës.