Sport

Xhaka në Gladbach për 11 milionë franga!

Përveç kësaj shume, FC Baseli sipas marrëveshjes do të përfitojë edhe nga ndonjë shitje e mëtejme eventuale e Granit Xhakës

Klubi i bundesligës gjermane ssia BoruMönchengladbach ka arritur marrëveshje me FC Baselin që për të marrë Granit Xhakën në radhët e veta të paguajë 11 milionë franga (8.5 milionë euro).

Siç bën të ditur portali blick.ch kryetari i FC Baselit, Bernard Heusler ka vërtetuar se “bisedimet me Gladbach-un kanë qenë shumë të mira dhe të kënaqshme”. Mbeten për tu diskutuar vetëm edhe detajet e fundit.

Veç kësaj, Xhaka duhet të bëjë edhe kontrollin shëndetësor dhe pas kësaj të nënshkruajë kontratën katërvjeçare.

Përveç 11 milionë frangave, FC Baseli sipas marrëveshjes do të përfitojë edhe nga ndonjë shitje e mëtejme eventuale e Granit Xhakës.