Sport

Xhaka po shpaguan paratë që pagoi Arsenali për të

Statistikat e Xhakës në Premierligë janë impresionuse, duke qenë njëri nga mesfushorët më të saktë sa i përket pasimeve. Ai gjithashtu ndihmon shumë ekipin në mbrojtje, por edhe në sulm

Arsenali gjatë verës pagoi rreth 40 milionë euro për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Ai në fillim kishte probleme të adaptohet në skuadrën e madhe angleze, megjithatë, kohët e fundit po dëshmon se shuma që ka paguar Arsenali për të është e arsyeshme.

Portali i madh sportiv ‘goal.com’ në një shkrim të gjatë tregon se Xhaka më në fund po paguan shumën e dhënë për të, përcjell albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar dhe Aaron Ramsey janë përshtatur shumë mirë dhe duket se më në fund ylli shqiptar e ka gjetur veten. Trajneri Arsene Wenger e ka mbrojtur Xhakën përkundër shumë kritikave në drejtim të tij.

Gjithashtu edhe statistikat e Xhakës në Premierligë janë impresionuse, duke qenë njëri nga mesfushorët më të saktë sa i përket pasimeve. Ai gjithashtu ndihmon shumë ekipin në mbrojtje, por edhe në sulm.

Goli i fundit i tij ishte ndaj Manchester United me një gjuajtje të fuqishme nga rreth 30 metra.