Futboll

Xhaka shkëlqen me Arsenalin

Xhaka dhe Mustafi ishin nga minuta e parë. Granit Xhaka është notuar me 8.1, derisa mbrojtësi shqiptar me 6.7

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, po shuan çdo dyshim sa i përket formës, duke treguar paraqitje të mira me londinezët, edhe pse është përfolur se do të largohet gjatë verës së bashku me Shkodran Mustafin, shkruan albinfo.ch.

Arsenali të dielën mundi West Hamin me rezultat 4:1, duke vazhduar luftën për Ligën e Evropës.

Xhaka dhe Mustafi ishin nga minuta e parë. Granit Xhaka është notuar me 8.1, derisa mbrojtësi shqiptar me 6.7. Lacazette dhe Ramsey kishin notat më të mira, 9.

Arsenali tani do të përqendrohet në ndeshjen e ardhshme gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Atletico Madrid.