Sport

Xhemaili rikthehet me super gol

Ndeshja e parë dhe gol. Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka dëshmuar edhe një herë aftësitë e tij, shkruan albinfo.ch.
Xhemaili ishte në një aventurë të shkurtë te skuadra kanadeze, Montreal Impact, megjithatë, dëshiroi që të kthehet në Itali, në mënyrë që të jetë në formën më të mirë për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Rikthimi i tij ishte i qëlluar dhe i frytshëm, pasi menjëherë ka arritur të shënojë një gol, madje nga rreth 20 metra.

Bologna mundi Beneventon 3:0, derisa mesfushori shqiptar shënoi golin e tretë në këtë sfidë.

Ai edicionin e kaluar kishte shënuar tetë gola për skuadrën italiane.